Napoli, Conte: Nuk e prisja këtë humbje para ndeshjes me Inter

Image credit: Getty Images

189 ditë pas herës së fundit (në Verona, javën e pare në Serie A) Napoli humbet sërish në kampionat dhe e bën këtë në momentin më të keq të mundshëm, sepse humbja në Como i dha mundësi Inter ta kalojë në renditje, një javë para përplasjes direkte në “Maradona”.

“Kjo është një humbje që dhemb për mënyrën se si ndodhi. Mendërisht kemi shfaqur disa çarje, si në tre ndeshjet e fundit. Djemtë po bëjnë më të mirën, por u duhet kohë që të rriten. Ne kemi luajtur me këtë presion që nga fillimi. Tani duhet ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Conte.

Trajneri i Napoli këmbëngul shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve të tij. “Ne donim ta luanim ndeshjen me intensitet, por nuk ia dolëm. Duket sikur ka hyrë një ekip tjetër, i nënshtruar. Ka hapa mendorë që duhen ndërmarrë dhe kërkon kohë”, shtoi më tej trajneri Antonio Conte.

Duke folur për Lukaku, shtoi: “Ne fitojmë dhe humbasim së bashku. Unë jam personi i parë përgjegjës, kështu që Lukaku është një prej nesh. Le të mos e tërheqim litarin shumë fort. Po bëjmë diçka të pabesueshme, por gjithashtu e di që disa situata kërkojnë kohë. Duhet të punojmë, të punojmë dhe të punojmë”. /Telesport.al/

Read Previous

Kaja Kallas: Shpresojmë për një formim të shpejtë të një qeverie gjermane

Read Next

DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë