Dardanët sonte zhvillojnë ndeshjen me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot takohet më Kombëtaren Zvicerane në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027, njofton Klankosova.tv

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se basketbollistët e Kosovës janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj helvetikëve dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

Pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027, Kosova renditet e dyta me 7 pikë.

Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit./Klankosova.tv

Read Previous

Policia arreston dy të dyshuarit për “vrasje në tentativë” në Gjakovë

Read Next

Mbi 2 mijë gjoba trafiku u shqiptuan nga policia brenda 24 orëve