Të shtunën pritet të lirohen gjashtë pengje nga Hamasi ndërsa vazhdon të zbatohet faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit mes grupit të armatosur palestinez dhe Izraelit.
Avera Mengistu dhe Hiashm al-Sayed janë dy emrat që Hamasi ka përmendur se do jenë në mesin e të liruarve. Ata ishin kapur në vitin 2014 dhe 2015 pasi kishin kaluar Gazën.
Izraeli nga ana tjetër ka thënë se do të lirojë të gjitha gratë dhe ata nën moshën 19 vjeç të arrestuar që nga tetori i kaluar.
Armëpushimi zyrtarisht filloi më 19 janar dhe shënoi fazën e parë gjashtëjavore ku u liruan 33 pengje izraelite dhe 1,900 të burgosur palestinezë.
Faza e dytë parasheh që të arrihet një armëpushim i përhershëm, me pengjet e mbetura të këmbehen me të burgosurit palestinezë dhe trupat izraelite të tërhiqen plotësisht nga Gaza.
Faza e tretë dhe e fundit parasheh që të rikthehen të gjithë trupat e pengjeve të vdekur, si dhe rindërtimin e Gazës./koha.net/