Juventusi interesohet për transferimin e Ardon Jasharit

Raportet e fundit nga Italia pretendojnë se Juventus-i është shumë i interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit shqiptaro-zviceran të Club Brugge-t, Ardon Jashari.

Jashari është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Brugge-n, madje ekipi ka arritur në raundin e 16-të të Champions League-s, ku në play-off eliminoi Atalanta-n.

Shpërthimi i 22-vjeçarit këtë sezon nuk kaloi pa u vënë re, pasi burime afër Juventus-it, bëjnë me dije mediat italiane, pretendojnë se “Zonja e Vjetër” është gati të negociojë për mesfushorin gjatë verës.

Në fakt, mediat zbulojnë se janë disa klube tashmë që kanë kërkuar për lojtarin, përfshirë Juventus-in.

Siç shpjegojnë ato, bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për të larguar Jasharin nga Brugge.

Megjithatë, Juve po përballet edhe me konkurrencë vendase, teksa kryesuesit e Serie A Napoli kanë kërkuar informacione për lojtarin.

Jashari, pjesë e ekipit Kombëtar të Zvicrës, u transferua te Brugge vetëm para fillimit të këtij sezoni për 6 milionë euro. Ai ka kontratë deri në vitin 2029. /Albanianpost.com

Read Previous

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Read Next

Papa Françesku mund të dorëhiqet nëse shëndeti i tij përkeqësohet