Parashikimi i motit për sot

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë pritet të jetë relativisht e ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

“Pjesëmarrësit në komunikacion këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.

“Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar. Me këtë rast, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë! Kjo ditë e shënuar le të na shërbejë si frymëzim për të ardhmen, me shpresë dhe besim në një Kosovë të zhvilluar dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Instituti ka bërë me dije se temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C.

“Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim./kp/

Read Previous

KF “Vëllaznimi” triumfon ndaj KF “Rilindja 1927” në një ndeshje dramatike!

Read Next

17 vjet shtet