Shefi i zyrës së BE-së shkon në QKN

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, konkretisht sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Orav nëpërmjet një postimi në “X” ku ka postuar fotografi nga kjo qendër.

“Sot kam vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Presidentja Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Read Next

NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re