KF “Vëllaznimi” ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës 2024/25 pas një fitoreje të merituar 2-1 ndaj SC “Gjilanit” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Skuadra gjakovare tregoi një paraqitje solide dhe arriti të mposhtë ekipin nga Superliga falë golave të shënuar nga Viktor Kuka dhe Norik Krasniqi.
Me këtë fitore, KF Vëllaznimi siguron një vend në çerekfinale të Kupës së Kosovës dhe vazhdon rrugëtimin në këtë garë, duke synuar një sukses të madh këtë sezon. /tvsyrivision/