Scholz: BE-ja do t’i përgjigjet ‘e bashkuar’ tarifave të SHBA-së

Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i përgjigjet luftës tregtare.

“Nëse SHBA-ja nuk na lë asnjë alternativë tjetër, Bashkimi Evropian do të reagojë i bashkuar”, tha Scholz në një fjalim në parlament, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tarifa deri në 25% për çelikun dhe aluminin.

Scholz tha se BE-ja, me një popullsi prej rreth 450 milionë banorësh, përbën tregun më të madh në botë dhe ka fuqinë për t’u përgjigjur.

“Por, unë shpresoj se ne do të kursehemi nga qasja e gabuar e tarifave dhe kundërtarifave. Luftërat tregtare përfundojnë gjithmonë duke i kushtuar të dyja palëve prosperitet” shtoi ai. /ATSH-DPA/

Read Previous

Elon Musk ofron 97.4 miliardë dollarë për të blerë OpenAI

Read Next

Shqipëri | 21,800 vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë janarit