Sejdiu: Ekzekutimi i shtesave për 400 mjekë mund të bëhet me vendim të qeverisë apo gjykatës

Në fillim të muajit mars Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) me autorizim të 400 mjekëve kanë ngritur padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mos ekzekutimin e shtesave për këta mjekë. Këtë padi Oda e kishte ngritur derisa në krye të MSh-së ministër ishte Armend Zemaj. Prandaj tani kur kjo ministri udhëhiqet nga një ministër tjetër, sipas kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu këto pagesa ministria e Shëndetësisë nuk mund t’i realizoj pa vendim të Qeverisë së Kosovës apo vendim të gjykatës.

KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të marr një reagim nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me padinë e ngritur nga OMK-së edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu deklaroi se deri tek vendimi për padi kanë ardhur pas refuzimeve të ish-ministrit, Zemaj karshi kërkesave të tyre.

Sejdiu deklaroi se lidhur me padinë e ngritur ndaj MSh-së është njoftuar edhe ministri aktual, Arben Vitia. Madje ai tha se nëse bëhet ekzekutimi i këtyre mjeteve atëherë do e tërheqin padinë në të kundërtën do vazhdoj tutje me procedura gjyqësore.

Sejdiu thotë se tashmë me strukturën e re udhëheqëse të Ministrisë së Shëndetësisë, këto pagesa mund të bëhen vetëm përmes ndonjë vendimi të qeverisë së Kosovës apo edhe me vendim të gjykatës.

E udhëheqësi i Odës së Mjekëve të Kosovës ka paralajmëruar padi nga java e ardhshme edhe për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Kjo padi sipas tij do ngritët për mos pagesës të kujdestarisë për rreth 50 mjek të rinj që kanë shërbyer tash në kohën e pandemisë.

Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga muaji gusht kishte paralajmëruar shtesa prej 300 eurosh për punonjësit shëndetësor deri në fund të pandemisë, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejt nga COVID-19. /KosovaPress

Read Previous

Gjakovë: 26 raste pozitve me covid-19

Read Next

Ronaldo rikthehet sot në lojë