Katër trofe në shënjestër: A mund ta realizojë Liverpooli sezonin e madh?

Foto: REUTERS/Dylan Martinez

Me fitoren e mbrëmshme ndaj Tottenham Hotspur dhe një vend në finalen e Carabao Cup, Liverpooli mbeti në lojë për trofe në katër gara këtë sezon.

Pas humbjes nga Tottenham 1-0 në ndeshjen e parë, Reds mposhtën Spurs në ndeshjen e dytë mbrëmë me një fitore 4-0 falë golave ​​të Coady Gakpo, Mohamed Salah, Dominik Szoboszlai dhe Virgil Van Dijk.

Liverpooli është kualifikuar kështu në finalen e Kupës së Ligës e njohur si EFL apo Carabao Cup, ku do të luajë kundër Newcastle United më 16 mars.

Megjithatë, ky do të jetë vetëm një nga duelet e rëndësishme përpara Liverpoolit, i cili aktualisht është lider në Ligën Premier me gjashtë pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë dhe një ndeshje më pak.

Liverpooli do të luajë ndeshjen e mbetur të mërkurën kundër Evertonit, ndërsa në raundin tjetër do të presë në shtëpi Wolverhampton.

Reds luajtën mirë edhe në Ligën e Kampionëve dhe duke fituar vendin e parë në fazën e grupeve tashmë kanë siguruar një vend në 1/8-tën e garës elitare evropiane të klubeve.

Ata do të kenë shansin edhe për një trofe të katërt në FA Cup, ku do të presin të dielën Plymouth në fazën e 1/16-tës të kësaj gare.

Skuadra e Arne Slot përballet me shumë sfida, dhe ata janë në një pozicion të mirë për të shkruar një faqe të re në historinë e klubit të famshëm. /Telegrafi/

Read Previous

Ambasadorja Huber: Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm, mbështetja jonë vazhdon

Read Next

Real Betis prezanton fanellën më unike në botën e futbollit