Lajmi bombë vjen sot nga gazeta më prestigjoze gjermane. Bëhet fjalë për Bild që shprehet e bindur se Juventus po mendon për Hansi Flick për pankinën e saj sezonin e ardhshëm.
Gjermani, protagonist i një sezoni monumental me Bayern ka lajmëruar lamtumirën në fund të sezonit, edhe pse këtë sezon duket se në Bundesligë vazhdon të ruajë pozitat.
Bardhezinjtë kanë vedosur të ndërrojnë strategji duke kaluar pëfundimisht tek trajnerët e huaj. Me trajnerët italianë ende nuk është arritur asnjë trofe europian gjatë dekadës së fundit.
Shanset e Pirlos për të vazhduar janë gjithnjë e më të ulëta. Simpatizanti i tij i vetëm ka mbetur Andrea Agnelli, i cili gjithashtu duket pranë dorëheqjes nga kreu i klubit pas dështimit të Superligës.
Tek Juve me sa duket nuk do të ndryshojnë vetëm drejtuesit, por edhe trajneri, për të nisur një cikël të ri fitimtar, si ai i dekadës së fundit./rrjetasportive/