Më pak kalime ilegale përmes kufirit Shqipëri-Kosovë

Zyrtarë nga Drejtoria Rajonale Kufitare Perëndim, dega në Gjakovë, thonë se gjendja e sigurisë në zonën që ata e mbulojnë është e qetë dhe stabile. Kolonel, Nexhmi Krasniqi ka thënë se janë ngritur masat e sigurisë me prezencë të shtuar në vijën e gjelbërt si dhe në pikat e kalimit kufitar si Vërmicë, Qafë Morinë , Qafë Prush dhe Kullë. Ndërsa sa i përket kalimeve ilegale numri i tyre ka rënë dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Krasniqi shtoi se në zonën kufitare në këtë periudhë kanë qenë 87 raste të ndryshme të kundërvajtjeve.

Policia Kufitare ka marrë një sërë masash shtesë edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër.

Read Previous

Borussia Dortmund e interesuar për transferimin e Andre Silva

Read Next

Hansi Flick do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit