FSK-ja merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”

Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels në Gjermani.

Sipas  një njoftimi nga ana e FSK-së, ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si dhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

“FSK i është bashkuar ushtrimit me ftesën e Ushtrisë Amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25” ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Ky angazhim pasqyron përkushtimin e FSK-së për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në nivel ndërkombëtar, si dhe për të avancuar aftësitë operacionale sipas standardeve më të larta ushtarake”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Piloti Blin Hoxha ndan eksperiecën e tij interesante kur fluturoi mbi Prishtinë

Read Next

Ndërprerja e fondeve nga SHBA, reagon SPAK: Mbështetja e tyre e rëndësishme për vendin