NBA | Cleveland zhgënjen ndaj Philadelphia, fitore për Portland dhe Memphis

Photo: ASSOCIATED PRESS

Vetëm tri ndeshje të luajtura sot në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar.

Kryesuesit e Cleveland u mundën 132-129 nga Philadelphia, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Mitchell me 37 pikë, Jerome me 33 pikë e Garland me 26 pikë mbajtën në lojën skuadrën e Cavaliers, por pa mundur të fitojnë. Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 12 pikë, ku shënuesi më i mirë ishte Paul George me 30 pikë.

Jashtë fushe fiton skuadra e Portland, që mundi 102-99 Charlotte. Simons me 27 pikë u dallua për miqtë.

Fiton edhe skuadra e Memphis, që në fushën e saj mposhti 139-126 New Orleans. Kolektiviteti i skuadrës vendase bëri diferencia (Jackson me 29 pikë më i miri). /Telesport.al/

Read Previous

Analistja amerikane parashikon që mund të ketë eskalim në Ballkan

Read Next

Plani i Ri i Rritjes së Bashkimit Evropian, Rama: Kemi qenë promotorë të nismës