Pavarësisht bisedimeve intensive mes drejtuesve kuqezinj dhe menaxherëve të futbollistit për rinovimin e kontratës, palët nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje.
Kontrata e mesfushorit me klubin nga Milanello skadon në fund të sezonit dhe italianët rrezikojnë ta humbasin mesfushorin e talentuar me parametër zero.
Pikërisht nga kjo situatë e ndërlikuar kërkon të përfitojë Real Madridi, që ka nisur të interesohet seriozisht për 27-vjeçarin, të cilin mund ta përfitojë me parametër zero në rast se lojtari nuk gjen marrëveshjen me “Djallin”./gazetaexpress/