Prokuroria Themelore në Gjakovë jep detaje për arrestimin e inspektorëve në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka reaguar lidhur me aksionin ku u arrestuan tre inspektorë të ATK-së.

Sipas deklaratës së prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit.

Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore Gjakovë, pas pranimit të informatës se tre (3) të dyshuarit, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të fshehta hetimore, ndaj të njëjtëve.

Ndërsa me dt.20.01.2025, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjakovë, është kryer bastisje në tri (3) lokacion të ndryshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së.

Në koordinim me policin janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast, dhe në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë detaje.

Tv Syri do të ju mbajë të informuar për më të rejat lidhur me këtë rast. /tvsyrivision/

Read Previous

​Iu gjeten afër 50 kg marihuanë, aktakuzë ndaj 4 personave

Read Next

DW: Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet