Operacion masiv policor në Pogradec

Burime nga policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni po zhvillohet për drogë, armë e kapje të personave në kërkim, shkruan A2.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle. Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni./Indeksonline/

Read Previous

71 vite nga vdekja e autorit të romanit ‘Sikur të isha djal’, Haki Stërmillit

Read Next

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën