Klubi nga Premier Liga braktiset nga sheikët

Sheffield United po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa mbajnë vendin
e fundit në renditje dhe rënia është thuajse e sigurtë.

Megjithatë sikur të mos mjaftonte kjo, klubit anglez i largohet edhe presidenti.
Princi Musad Bin Khalid Al Saud, ka dhënë dorëheqjen si president i klubit.

Sipas tij gjithçka lidhet me arsye personale. Kujtojmë se Al Saud e mori në
pronësinë e tij klubin në shtator të vitit 2019, kur ishte vetëm 26 vjeç, duke u
bërë kështu presidenti më i ri në futbollin profesionist.

Sheiku ka njoftuar ditën e sotme largimin, duke dhënë dorëheqjen, teksa
tashmë klubi i Sheffield do të kalojë në pronësinë e dikujt tjetër./GazetaBlic/

Read Previous

Juventus në bisedime me Atalantan për Gosens

Read Next

Kthehet dhuna në futbollin e Kosovës