Mjegulla e dendur

Një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti drejt Prishtinës dje, ka devijuar itinerarin dhe ka ateruar në aeroportin e Shkupit për shkak të kushteve të rënda atmosferike, konkretisht mjegullës së dendur.

Sipas Klankosova, aeroplani u detyrua të ulej në Shkup për shkak të pamundësisë për të ateruar në Prishtinë.

Gjithashtu, mjegulla ka shkaktuar vështirësi edhe për fluturimet e tjera.

Burime të mediumit njoftuan se një aeroplan që vinte nga Gjeneva ka hasur probleme të ngjashme, duke e bërë të vështirë aterimin në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Read Previous

Zvicra merr vendim

Read Next

Gjashtë futbollistë të Man United janë të lirë për negociata me klube të reja