Policia dënoi 703 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës edhe gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me patrullimet në tërë territorin e vendit, për të parë nga afër se sa po zbatohen masat antiCOVID-19.

Gjatë ditës së diele policia ka gjobitur 703 qytetarë të cilët kanë shkelur këto masa.

Ndryshe kujtojmë se mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi sot dhe do të zgjasin për 14 ditë.

Sipas vendimit të ri, gastronomia do të punojë deri në orën 22:00, kurse kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të nis në orën 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit. /Telegrafi/

This image has an empty alt attribute; its file name is policiaaa-e1618817193182.jpg

Read Previous

Vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Read Next

Presion i lartë i gjakut: Thonjtë, këmbët dhe venat tuaja mund të tregojnë rrezikun