Tentoi t’i therë me thikë dy persona, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Është arrestuar një person në fshatin Rugovë të Gjakovës pasi që i njëjti ka tentuar që me thikë t’i sulmojë dy persona.

Njëri nga viktimat kishte arritur që ta ndalojë të dyshuarin duke e kapur për dore.

Dyshohet se rasti ka ndodhur pasi që ndërmjet tyre kishte një mosmarrëveshje të mëhershme.

Mësohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka konfiskuar thikën e të dyshuarit, sidhe me rastin po merren organet kompetente.

Read Previous

Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare për bizneset e prekura nga pandemia

Read Next

Për 24 orë shtatë raste të dhunës në familje – viktimat të gjitha gra