Kallas: Nëse Rusia është e përfshirë në rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit kërkoj hetim ndërkombëtar

Copyright Philippe STIRNWEISS/ European Union 2022 – Source : EP

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë së Azerbajxhanit.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se raportimet se të shtënat ruse mund të kenë shkaktuar rrëzimin e  avionit të Azerbajxhanit “janë një rikujtim i zymtë i MH17”,  duke i referuar aeroplanit të Malajzisë që  u rrëzuar më 17 korrik të vitit 2024 dhe u qëllua nga forcat e mbështetura nga Rusia.

“Unë bëj thirrje për një hetim ndërkombëtar të shpejtë dhe të pavarur”.

“Lutjet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave. Iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka thënë Kallas.

Avioni i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan, duke vrarë 38 nga 67 personat në bord. /GazetaSinjali/

Read Previous

Rriten rastet e norovirusit në SHBA

Read Next

Banorët e fshatit Molliq ankohen për reduktimet e tepërta të energjisë elektrike