Roberto Mancini kërkon të rikthehet si trajner

ROME, ITALY – JUNE 15: In this Handout picture provided by UFEA, Roberto Mancini, Head Coach of Italy speaks to the media during the Italy Press Conference ahead of the Euro 2020 Group A match between Italy and Switzerland at Olimpico Stadium on June 15, 2021 in Rome, Italy. (Photo by UEFA/UEFA via Getty Images)

“Askush nuk më ka kontaktuar, por diçka do të ndodhë, është thjesht çështje kohe”. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili kohët e fundit është përfolur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Romës dhe Milanit, pas largimit nga Arabia Saudite.

Ai thekson edhe një herë se largimi nga kombëtarja ishte një gabim i madh. “Nuk do ta bëja më atë zgjedhje për arsye teknike, për arsye futbolli, sepse stërvitja e kombëtares është gjëja më e bukur. Jo, nuk do ta bëja më, – tha ai në një intervistë ekskluzive për “Tg1”.

– Ndoshta nuk jemi kuptuar, ndoshta po të kishim biseduar më shumë do të kishte shkuar ndryshe, – shtoi ish-trajneri axurr, duke iu referuar presidentit të FIGC, Gabriele Gravina. – Sidoqoftë, unë nuk kam asnjë kundërshti ndaj presidentit”.

Po ashtu, Mancini shtoi: “A jam më i kujdesshëm për paratë sesa për fanellën? Historia ime flet qartë, kush nuk e di, mjafton të shkojë dhe ta lexojë, pastaj mund të flasë”. /Telesport.al/

Read Previous

Departamenti i Shtetit miraton shitjen e mundshme të armëve prej më shumë se 5 miliardë dollarësh për Egjiptin

Read Next

Bideni “shpëton nga vdekja” 37 persona para se të vijë Trumpi