Von der Leyen: Marrëveshja BE-Zvicër, një hap historik

Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti sot marrëveshjen e re midis bllokut dhe Zvicrës duke e konsideruar atë si një hap “historik”.

“Kjo është një ditë e gëzueshme. Marrëveshja midis BE-së dhe Zvicrës është historike”, tha Von der Leyen.

“Ky akt shënon fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë”, tha Von der Leyen në një konferencë per shtyp në Bern – së bashku me Presidenten zvicerane Viola Amherd, e cila e përshkroi marrëveshjen si të dobishme për të dyja palët.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi sot kryeqytetin zviceran, Bern për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh të reja që synojnë stabilizimin e lidhjeve të vendit me bllokun – pas mosmarrëveshjeve mbi lirinë e lëvizjes përtej kufijve të Zvicrës.

Pas disa vitesh negociatash, ky është vetëm hapi i parë në rrugën drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis vendit të pasur alpin dhe partnerit të tij më të madh tregtar. /ATSH-AFP/

Read Previous

Gonxhja-Çeku: Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta kulturore

Read Next

Trump: BE duhet të blejë më shumë naftë dhe gaz nga SHBA ose do përballet me tarifa