Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Brekoc

Policia ka dhënë detaje lidhur me një rast plagosje në fshatin Brekoc në Gjakovë.

Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatë për një rast plagosje në fshatin Brekoc-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe ambulanca kanë dalur menjëherë në vendngjarje. Viktima, një person i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull, gjithashtu i moshës madhore. Njësitë relevante policore janë angazhuar për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes. Hetimet po vazhdojnë.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve tona dorasi dhe i plagosuri janë kushërinj dhe plagosja ka ndodhur pas një kontesti për një kabllo të rrymës. /tvsyrivision/

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:

Read Previous

11 mln euro me ‘guaska’ nga Gjibraltari, Qipro dhe Malta në Tiranë

Read Next

Kusari- Lila për Hovenier: Ka lënë gjurmë të pashlyeshme