Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bruksel, presidentja e shtetit Vjosa Osmani bëri dorëzimin e Urdhrit Presidencial (post mortem) për kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin të cilin urdhër e pranoi bashkëshorti i së ndjerës.

Presidentja Osmani këtë e ka quajtur si dëshmi të angazhimit të saj të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë. Ndonëse ajo nuk është më me ne, shpirti dhe puna e saj vazhdojnë të na frymëzojnë ndërsa ndërtojmë një Kosovë më të fortë”, ka theksuar presidentja Osmani. /RTKlive

Read Previous

Gripi i shpendëve prek Kaliforninë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Read Next

Wisner: Administrata Trump s’do të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan