Rama: Gjuha shqipe po udhëheq transformimin digjital të rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një deklaratë gjatë konferencës ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, theksoi se “më vjen mirë që gjithë frontin në rajonin tonë e mbulon gjuha shqipe”.

Kjo, duke “pasur parasysh pjesëmarrjen e drejtuesit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të Kosovës”.

Ai tha se “shpresoj që kjo situatë të mos kthehet në një arsye për debat”.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj tha se në fillimin e 2025, në platformën e-albania do të jetë gati asistenti virtual 3.0 për shërbimet e qytetarëve dhe bizneseve.

Më tej ajo theksoi se gati është moduli për transpozimin e direktivave të BE-së me anë të Inteligjencës Artificiale.

“Teknologjia është për ti bërë gjërat më të lehta për qytetarët. Falë digjitalizimit qeveria mund të japi atë çka ka premtuar. Askush nuk kishte menduar që AI do përdoret për të dhënat e fiskalizimi, që do përshpejtonte integrimin e një vendi në BE. Këto janë disa nga projektet e qeverisë për digjitalizimin. Janë 1 mln transaksione me këtë asistent. Do kemi versionin 2.0 që do vijë me zë dhe figurë. Në vitin tjetër kur e-albania të jetë live do kemi asistentin virtual 3.0, që do jap shërbime direkt pro aktive”.

Ndërsa, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja  theksoi se “digjitalizimi duhet të shoqërohet me digjtalizimin e bërjes ekonomi dhe mënyrës së të menduari”.

“Duhet koalicion mes shteteve, partnerëve, start up. Ambicia është shumë më e madhe se digjitalizimi, është vizioni i një vendi europian të përparuara. Kërkoj të mësojmë më shumë për spektrin dhe si ta përparojmë më shpejt. Ndër vendet e para në Europë për lindjen e një asistenti virtual për e-albania. Në 2030 do kemi edhe më shumë pse të krenohemi”.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë, Richard Record deklaroi sot se, Shqipëria është kampione për agjendën e GovTech.

Në fjalën e tij në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Record u shpreh se, “tematika e ditës së sotme, dhënia e formësimit të ardhmes së GovTech-ut konsiderohet si prioritet nga Banka Botërore dhe ne jemi duke punuar në shtete të ndryshme në të gjithë botën për ta ndjekur këtë axhendë dhe mezi po presim që të mësojmë nga çfarë ka bërë Shqipëria, në mënyrë që ta zbatojmë në shtetet e tjera”.

“BB është shumë e lumtur që të mbështesë programin GovTech të Shqipërisë dhe kjo drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe është programi i nivelit të lartë në rajon dhe në nivelin botëror dhe ne besojmë që programi shqiptar është një shembull fantastik sesi Shqipëria është duke i zbatuar gjërat për të cilat është duke folur si ai që i përket fushës së GovTech-ut”, u shpreh ai.

“Nga perspektiva jonë si BB, ne e shikojmë që programi është shumë efektiv dhe i suksesshëm ditën e sotme dhe ne mezi po presim që të mbështesim zgjerimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë të këtij programi”, tha Record.

Përfaqësuesi i BB nënvizoi se, “baza e programit është që të ofrojmë më shumë akses për më shumë qytetarë, duke mundësuar dhe të moshuarit, dhe persona nga grupe të tjerë të cenueshëm, të përfitojnë nga ky transformim digjital”.

“Ne si BB mendojmë se GovTech është tepër i rëndësishëm për zhvillimin. Megjithatë, shtoi ai, “në mënyrë që GovTech të jetë i suksesshëm ka tre përbërës kryesorë që duhen marrë parasysh”.

“E para, një përkushtim të fortë në reformat e sektorit publik dhe organizimit. E dyta, nevojitet dhe zbatimi i teknologjive digjitale dhe e treta, nevojitet kombinim me një axhendë të ndryshuar”, tha Record.

Pra, shtoi ai, “GovTech nëse i përmban të tre përbërësit mund të ketë një ndikim shumë pozitiv në zhvillim”.

“Ka shembuj suksesi në përmirësimin e mjedisit dhe klimës së biznesit, në ofrimin e shërbimeve publike, në shpejtimin e zhvillimeve njerëzore, rritja e transparencës e pjesëmarrjes, e llogaridhënies, si dhe rritja e gjithëpërfshirjes”, tha Record.

Ai theksoi se, “suksesi më i madh në të gjithë botën, si një kampion për axhendën e GovTech është Shqipëria dhe mendoj që, pa diskutim që Shqipëria është duke treguar përkushtimin, përfshi lidershipin nga AKSHI”.

“Mezi po pres të dëgjoj diskutimet e ditës së sotme, përfshirë pjesën e identifikimit të fushave të reja ku ne mund të punojmë së bashku në Shqipëri, si dhe në fusha të tjera të rajonit, në mënyrë që të çojmë përpara axhendën e GovTech-ut”, theksoi përfaqësuesi i BB, Richard Record. /Albanianpost.com

Read Previous

Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit

Read Next

Zelensky kërkon paqe me Rusinë