Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

Osmani ka theksuar se barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha hallkave të institucioneve kosovare.

Komente, ajo i bëri të martën gjatë publikimit të raportit “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, presidentja Osmani nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth temave aktuale politike në Kosovë./KP

Read Previous

Ministri hungarez tregon çka foli me Gërvallën

Read Next

Rama: Gjuha shqipe po udhëheq transformimin digjital të rajonit