Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shtyjnë për të hënën me 9 dhjetor 2024, paraqitjen e parë të Isni Kilaj.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Isni Kilajt është shtyrë për më 9 dhjetor në orën 13:00”, thuhet në njoftim.
Në vendimin e DhSK-së bëhet e ditur se kërkesa nga avokati i Kilajt për shtyrjes e paraqitjes së parë të tij, është bërë dje.
Kilaj po akuzohet se bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për pengim të drejtësisë./rtklive