Kancelarja gjermane Angela Merkel vaksinohet me AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, tha sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, tha sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Kancelarja 66-vjeçare mori vaksinën AstraZeneca, e cila është caktuar për të gjithë ata mbi 60 vjeç në Gjermani, raporton ATSh.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz, 62 vjeç, gjithashtu u vaksinua sot me AstraZeneca.

Një total prej 18,5% e popullsisë së Gjermanisë tashmë ka marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19, sipas autoritetit publik të kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch./KosovaPress/

Read Previous

Dhunuan në vajzë 16 vjeçare, arrestohen dy persona në Gjilan

Read Next

Kosova synon anëtarësimin në OSBE