KF “Vëllaznimi” siguroi një fitore të rëndësishme dhe plot emocione ndaj FC “Mitrovicës”, duke triumfuar me rezultatin 4-3 në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16 të Kupës së Kosovës.
Në një ndeshje të zhvilluar nën një atmosferë të zjarrtë, Norik Krasniqi shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar një tregolësh për skuadrën nga Gjakova. Golat e tij jo vetëm që vulosën fitoren e Vëllaznimit, por konfirmuan edhe formën e tij të shkëlqyer në këtë sezon. Një gol gjithashtu u shënua nga Nikson Memaj.
Pavarësisht përpjekjeve të FC “Mitrovicës” për të qëndruar në garë dhe për të rikuperuar disavantazhin, Vëllaznimi mbajti epërsinë dhe tregoi vendosmëri deri në minutën e fundit.
Fitorja ndaj Mitrovicës është një tjetër hap përpara në rrugëtimin e Vëllaznimit drejt suksesit në Kupë, me shpresën për të arritur në fazat më të avancuara të këtij kompeticioni. /tvsyrivison/