Lituania: Anëtarët e NATO-s duhet të japin garanci për të pasur paqe në Ukrainë

Anëtarët e NATO-s do të duhet të ofrojnë garanci për të pasur paqe në Ukrainë, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

“Nëse duam të kemi paqe në Ukrainë, do të duhet të ofrojmë garanci sigurie. Nuk ka mënyrë më të lirë për garancitë e sigurisë sesa neni 5 i NATO-s,” tha ministri.

“Lufta do të zgjidhet vetëm në fushën e betejës. Është një iluzion të thuash se nuk jemi në gjendje t’i furnizojmë Ukrainës me atë që i nevojitet,” shtoi ai./AlsatM

Read Previous

64 ikonat që rrëfejnë historinë e kishës së Lubonjës

Read Next

135 persona vdiqën në stampedon në Guine, thotë grupi i të drejtave