Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmë ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e datës 23 tetor për miratimin e programit për zyrën për çështje të komuniteteve për vitin 2024.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 11/226 i datës 23.10.2024”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në njoftimin paraprak të qeverisë, thuhej se është ndryshuar dhe plotësuar vendimin Nr. 01/226 i datës 23.10.2024, por më vonë u përmirësua./kp/