U kapën me mijëra euro të padeklaruara në Morinë, procedohen dy të rinjtë nga Kosova

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë 22 vjeç dhe 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin dhe pasagjer shtetasin shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Read Previous

Vendi i vetëm në botë që është plotësisht mbi 1000 metra mbi nivelin e detit

Read Next

Kurti: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje