Aksident trafiku në Krushë të Madhe, një person i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Raporti i plotë i policisë:

Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Halilaj: Rregullimi i rrugës “Bujar Roka” ku Ngrohtorja ka kryer punime, përfundon shpejt

Read Next

Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica