Nuk po përshtatet me futbollin anglez

Juventus nuk po heq dorë nga ideja e nënshkrimit të Joshua Zirkzee, por ka vendosur të shtyjë lëvizjen me gjashtë muaj.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Serie A po synojnë një lëvizje të përhershme për Zirkzee verën e ardhshme dhe nuk do ta marrin në huazim në janar siç pritej.

Juventusi do të ishte një destinacion logjik për Zirkzee, i cili shpërtheu në Bologna nën drejtimin e Thiago Mottas, trajnerit aktual të Juventusit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Man United do të jetë i hapur për shitjen e Zirkzee në verë.

Holandezi iu bashkua Djajve të Kuq me shumë bujë në verë, por ai nuk ka arritur pritshmëritë në këtë fillim sezoni.

23-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë në 17 ndeshje me fanellën e Djajve të Kuq.

Rikthimi i tij në Serie A është shumë i mundur pasi edhe te United duan të ulin shpenzimet dhe Zirkzee mund t’iu sigurojë rreth 40 milionë euro të ardhura. /Telegrafi/

Read Previous

Renditja e FIFA-s: Shqipëria nuk lëviz vendi

Read Next

“S’kemi tokë për të humbur”, Osmani thotë se Serbia po synon minimin e stabilitetit