Maja e Vajushës

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, është një nga bukuritë e rralla të natyrës së Kelmendit dhe një prej “perlave” të Alpeve Shqiptare.

Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë mbërritjen e të gjithë atyre të pasionuarve pas natyrës dhe sporteve dimërore.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje të kësaj maje.

“Pamje të veçanta nga Maja e Vajushës në Malësinë e Madhe”, u shpreh Rama.

Nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.

Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj./atsh/KultPlus.com

Read Previous

Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër

Read Next

Ministria e Bujqësisë: Nuk ka shfaqje të reja të gripit të shpendëve në Shqipëri