Osmani uron popullin letonez për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar popullin e Letonisë për Ditën e Pavarësisë, duke thënë se Kosova i vlerëson lidhet e forta mes këtyre dy vendeve.

Kështu ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në platformën X.

“Urime Presidentit Edgars Rinkevics, kryeministres Evika Silina dhe popullit të Letonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë!”, shkroi Osmani.

“Ne shpresojmë që të forcojmë mëtej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”.

Ndryshe, më 2 tetor, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në margjinat e Forumit të Sigurisë së Varshavës së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kishin zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braze, me të cilen kishin diskutuar për situatën e sigurisë dhe rreziqet që ka Ballkani Perëndimor nga agresioni rus.

“Diskutuam rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në Evropë, sfidat e paraqitura si rezultat i agresionit rus mbi Ukrainën por dhe lidhjet e afërta që ky agresor ka me Serbinë, e që është rrezik i përhershëm për Ballkanin Perëndimor”, kishte shkruar Maqedonci në rrjetin social ‘Facebook’.

Kërkesë e tyre drejtuar ministres letoneze kishte qenë që të ketë rritje të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike”.

Maqedonci kishte shprehur mirënjohje për mbështetjen e deritanishme që Letonia ka ofruar ndaj Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke thënë se me shumë pozitivitet mirëpresin bashkëpunimet e radhës./Albanianpost.com

Read Previous

Si ndikon moti i ftohtë në shëndetin e mushkërive?

Read Next

Kurti: Jam i gatshëm dhe i vullnetshëm që sa më parë ta mbajmë mbledhje me Qeverinë e Shqipërisë