Ish-presidenti i UEFA-s, Platini: Unë jam kundër VAR-it, do ta përdorja vetëm për disa gjëra

Creator: Shaun Botterill | Credit: Getty

Michel Platini ka folur në Santa Lucia del Mela, në klubin e Juventusit, të quajtur “Gaetano Scirea”, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të tij. Ish-numri 10 bardhezi dhe ish-presidenti i UEFA-s diskutoi për tema të ndryshme:

“Si ta ndjek Juven nga larg? Fatkeqësisht, kanalet televizive franceze nuk i blejnë të drejtat e Serie A. Unë nuk i njoh më lojtarët e Juventusit, di pak për menaxherët, kanë mbetur pak tifozë që nga koha kur kam luajtur, sepse kanë kaluar 40 vite… Sidoqoftë, kur shoh Juventusin të fitojë, më bën gjithmonë të lumtur”.

Fanella bardhezi që ishte e tij, vishet sot nga Kenan Yildiz. Sa i përket turkut, Platini deklaroi: “Nëse Thiago Motta ia jep atë fanellë… Do të shohim në fund të karrierës së tij se çfarë do të ketë bërë, siç thanë për mua kur të mbusha 18 vjeç”.

Më në fund, një mendim për teknologjinë në futboll: “VAR? Unë jam kundër tij, nuk bën gjërat e duhura. Do ta përdorja vetëm për matjet e linjës, për faullet do të lija gjyqtarët e fushës të vendosnin”. /Telesport.al/

Read Previous

Analiza e BBC: Si mund të ndikojë në luftë përdorimi i raketave me rreze të gjatë kundër Rusisë

Read Next

Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm