Rusia ka pushtuar 2 fshatra në Ukrainën lindore

Forcat ruse kanë kapur fshatrat Makarivka dhe Hryhorivka në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Makarivka ndodhet në jug të Velyka Novosilka ndërsa Hryhorivka, të cilën Moska e quan me emrin e saj të mëparshëm Leninskoye, ndodhet në perëndim të qytetit të Selydove, i pushtuar nga Rusia muajin e kaluar.

Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur zhvillimet në fushën e betejës në konfliktin Rusi-Ukrainë./VOA/

Read Previous

Shtëpia e Kulturës në fshatin Cërmjan daton nga viti 1976

Read Next

‘Lonely Planet Italia’: Liqenet e Shqipërisë kanë të gjitha arsyet për një udhëtim të paharrueshëm