Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli

Ka përfunduar intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Prokurorinë Speciale. Para mediave ka folur shkurt avokati i saj në këtë rast, Artan Qerkini i cili nuk ka treguar arsyen e marrjes në pyetje duke thënë se “çdo publikim paraqet vepër penale”.

Rizvanolli u intervistua në cilësinë e dëshmitares.

“Ministrja Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve detajet e hetimeve nuk duhet bërë publike ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë”, ka thënë Qerkini. /KosovaPress/

Read Previous

​ZRRE: Tarifat për ngrohje mbesin të njëjta edhe për sezonin 2024/2025, nuk ka rritje çmimesh

Read Next

Eurostat: Rritje e punës me kohë të pjesshme në BE