Messi me Inter Miamin eliminohen nga Play-off i ligës MLS

Lionel Messi ka realizuar një gol, por skuadra e tij Inter Miami pësoi 3:2 nga Atlanta United në ndeshjen e tretë të rrethit të parë të plejofit të ligës MLS të SHBA-së dhe u eliminua nga gara. 

Messi realizoi me kokë për barazimin 2:2 në minutën e 65-të. Për të ishte goli i 23-të në 25 ndeshje këtë stinor. Por, Atalanta triumfoi me golin e Bartosz Slisz në minutën e 76-të. Atalanta ka mbyllur serinë me 2:1 me fitore, duke shkaktuar befasi. 

Inter Miami kishte vendosur rekord për fitore në stinor të rregullt dhe vlerësohej favorit për ta fituar edhe titullin./Koha.net

Read Previous

Fëmijëve australianë nën 16 vjeç iu ndalohet hyrja në rrjetet sociale

Read Next

Las Vegasi mbulohet nga bora