Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Bardhyl Dobrën zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dikaster ky që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.
Gazeta Sinjali mëson se Dobra është emëruar sot në këtë pozitë.
Në vendim thuhet se zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri si dhe për zëvendësimin e atij kur mungon./GazetaSinjali/