Presidentja Vjosa Osmani priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK Rrahman Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

Read Previous

Niman Bardhi: Sot ka filluar vaksinimi antiCOVID edhe për pacientët në dializë

Read Next

​Osmani: Do të sigurohemi që gratë jo vetëm të jenë të përfshira në dialog, por edhe të konsultohen vazhdimisht