BE dhe ShBA kërkojnë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë pa vonesa

Këtë e kanë thënë zyrtarë nga Brukseli dhe e ka përsëritur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në letrën që i ka dërguar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

E pas këtyre thirrjeve për vazhdim të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, sot janë takuar Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka thënë se në këtë takim janë koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet që do t’i ndërmarrin në të ardhmen.

“Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor ”, ka shkruar Lajçak.

Read Previous

Ofrohen 2 mijë e 400 dollarë për tre persona që do shikojnë 24 orë krim të vërtetë

Read Next

Aktakuzë ndaj tre personave për përdorim të testeve të rrejshme PCR në Maqedoni