Krahasimi i pagës bazë për disa pozita

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi, raporton Express.

Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.

Po ashtu, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se pagat do të rriten 55 euro bruto nga janari për punëtorët e sektorit publik, ndërsa gjysma tjetër e koeficientit nga korriku, pra 110 euro shtesë.

Ai ka prezantuar edhe disa tabela të krahasimit të rritjes./Express

Read Previous

Kurti: Buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro

Read Next

Fonseca: Ky Milan mund të luftojë për titullin