Aksion kundër trafikut të drogës në Shqipëri, gjashtë të arrestuar

Policia e Korçës ka vijuar operacionin “Tempulli” duke vënë në pranga 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.

Burime bëjnë me dije se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës, pas hetimit 3 mujor që ka kryer policia dhe prokuroria. Sipas informacioneve, të arrestuarit janë nga Korça dhe gjatë hetimeve janë siguruar prova që ata janë të përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat, janë bërë 15 kontrolle në banesa, lokale e vende ku të arrestuarit mund të shisnin lëndën narkotike.

Mësohet se janë sekuestruar edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia e Korçës. /abcnews.al/

Read Previous

Osmani uron Erdoganin për Ditën e Republikës: Jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë

Read Next

Çfarë dihet për trupat koreanoveriore që po i bashkohen luftës ruse në Ukrainë