Manchester Unitedi e ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag, ka raportuar gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.
Sipas tij, vendimi është i menjëhershëm, pasi Unitedi u mposht të dielën si mysafir nga West Ham.
Aktualisht, Unitedi renditet i 14-i në tabelë me 11 pikë të tubuara në 9 ndeshje. I ka 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Trajneri danez kishte nënshkruar me ekipin anglez në prill të 2022-s./Koha.net