Besimtarët mysliman po i përshtasin traditat e Ramazanit me pandeminë

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Valon Myrta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. Në mesazhin e tij Myrta tha se Ramazani është muaj i cili përveç tjerash dallohet me ibadetin e agjërimit, ndërsa përmes tij besimtarët në mënyrën më të përsosur manifestojnë ndjesinë e besimit në Zotin.

Duke marrë parasysh që edhe këtë vit, ashtu si në Ramazanin e vitit 2020, Kosova sikurse e gjithë bota, po përballet me pandeminë e koronavirusit. Sipas kryeimamit, Visar Koshi institucionet fetare po mundohen që të respektojnë masat dhe besimtarët të kryejnë ritet e tyre konform vendimit të Qeverisë.

Përfaqësuesit fetar bënë thirrje që veçanërisht në muajin Ramazan të rritet kujdesi për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, duke u respektuar në maksimum masat e parapara për luftimin e këtij virusi.

Vlen të theksohet se muaji i Ramazanit filloi dje dhe përfundon më 12 maj. Ndërsa më 13 maj është dita e Fitër Bajramit. 

Read Previous

​Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu dalin para drejtësisë

Read Next

Izraeli është shumë afër të arrijë imunitetin e tufës në luftën me Covid-19