Akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor.

Si zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike./21Media

Read Previous

Çmimi i kafesë në Kosovë arrin nivelin më të lartë në 10 vite

Read Next

Saga e San Siros vazhdon pasi Interi dhe AC Milan propozojnë projektin e ri të stadiumit